Një i moshuar raportohet se është mbytur teksa lahej në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Golem, rreth orës 15:00.
Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë.
Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
