Këtë të enjte një 13-vjeçar është lënduar me një mjet të mprehtë teksa po luante në oborrin e shkollës ”1 qershori”. I mitur ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme. ”Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmoshatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment