Alket Hatia, i cilësuar si ‘Zoti i drogës’, është vënë në pranga në ambientet e një hoteli në Durrës.
Siç shihet dhe nga videoja e siguruar nga “Report Tv”, i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të zezë, Hatia shihet teksa lëviz qetësisht në ambientet e jashtme të hotelit. Mësohet se ai ishte duke marrë ushqim për pulat kur policia i vuri prangat.