Dosja.al ka mësuar se i dashuri i 15-vjeçares që e ka kërcënuar dhe i ka bërë shantazh të miturës në Lezhë që të kryente marrëdhënie me shokët e tij është 31-vjeçari Artan Kaçorri. Mësihet se historia mes tyre ka nisur nga ngacmimet në rrugë që Kaçorri i bënte të miturës kur e shikonte tkesa shkonte në shkollë.
Pas nisjes së një lidhjeje, dyshja vijuan bashkë por 31-vjeçari e kishte filmuar 15-vjeçaren teksa kryente marrëdhënie. Nën presionin se do t’i shpërndante videot, Kaçorri e ka kërcënuar të dashurën e tij dhe i ka kërkuar që të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me shokët e tij.
“Po nuk bëre seks me shokët e mi, do të të publikoj videot,”– mësohet t’i ketë thënë ai dhe e mitura ka pranuar.
Tashmë, Artan Kaçorri 31-vjeç, Albert Molla, Ermal Tarazhi 30-vjeç, Nike Lleshi 44-vjeç dhe 17 vjeçari Adrian Gjikola, janë vënë në pranga. Ka qënë vetë e mitura ajo e cila ka bërë denoncimin në polici ditën e djeshme, e shtyrë nga e ëma e cila i kishte parë mesazhet kërcënuese në telefon. E mitura do të merret nën kujdesin e Shërbimeve Sociale, pasi pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike.