Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, duket se i ka ndodhur një incident i pakëndshëm teksa ka qenë duke performuar në skenë.
Disa video të publikuara në rrjetet sociale shihet qartë se si një djalë i shkon në skenë dhe e bezdis këngëtaren teksa kjo e fundit përpiqet që të largohet prej tij.
Sipas disa mediave online, bëhet fjalë për djalin e miliarderit të njohur grek Evangelos Marinakis, ndaj thuhet se edhe ky incident nuk është pasqyruar shumë në mediat greke.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/1-2.png)