Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Now të moderatores Erla Mëhilli.
Ajo u shpreh se prej 6 muajsh Drejtoria e Burgjeve ka nisur një verifikim për të gjithë ata që quhen kriminelë të rracës që janë në burgjet shqiptare.
Vetëm vitin që shkoi,shpjegon gazetarja, SPAK ka kërkuar përgjimin për rreth 50 të dënuar në burgjet shqiptare që janë eksponentë me rrezikshmëri të lartë dhe për ata me burgim të përjetshëm dhe ata që janë me dënime të larta nga 25 vjet e sipër.
Llabani bën me dije se para një muaji e gjysmë Drejtoria e Burgjeve ka referuar në Prokurorinë e Elbasanit kallëzime penale për 8 punonjës të adminstratës së burgjeve pra gardianë , për 50 të dënuar me burgim të përjetshëm.
Sipas saj këta eksponentë të krimit janë përgjuar duke prorositur vrasje, madje thekson gazetarja drejtojnë dhe emisione televizive.
“Prej 6 muajsh Drejtoria e Burgjeve ka nisur një verifikim për të gjithë ata që quhen kriminelë të rracës që janë në burgjet shqiptare.
Ka patur punë inteligjente për mënyrën si operojnë. Vitin që shkoi SPAK ka kërkuar përgjimin për rreth 50 të dëuar në burgjet shqiptare që janë eksponentë me rrezikshmëri të lartë dhe për ata me burgim të përjetshëm dhe ata që janë me dënime të larta nga 25 vjet e sipër.
Para një muaji e gjysmë Drejtoria e Burgjeve ka referuar në Prokurorinë e Elbasanit kallëzime penale për 8 punonjës të adminstratës së burgjeve pra gardianë , për 50 të dënuar me burgim të përjetshëm. Për prokurorinë e Elbasanit dhe është në pritje të vijimit të procesit hetimor.
Këta njerëz që janë me dënime kapitale janë persona që kanë patur sende të jashtëligjshme. Janë përgjuar telefonat, janë kapur duke bërë porosi për vrasje, ka njerëz që drejtojnë operacione , grupe kriminale, madje dhe drejtojnë emisione televizive.
Emisione televizive, sugjerojnë tema për televizione. Jam kurioze ça do bëjë Prokuroria e Elbasanit, do të nisin apo jo procesin e hetimit”, tha Llabani.