Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Po pushonte me familjen në Shëngjin, gazetari humb jetën

19:59 / June 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
isuf kadriu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, ka vdekur papritur sot në moshën 52-vjeçare. Ai ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në qytetin e Shëngjinit, që ndërkohë ka qenë me pushime me familjen.

Kadriu ka raportuar për REL-in, prej Shkupit, prej vitit 2002, dhe është një nga emrat me të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë. Prej vitit 2008, ai ka qenë edhe zëvendës-kryeredaktor në mediumin Alsat në Maqedoni të Veriut.

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut. Ai e ka nisur karrierën më 1998 në Televizionin Era, ndërsa nga viti 1999 deri më 2008 ka punuar në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, në programin për gjuhën shqipe.

“Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribuues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike”, është thënë në reagimin e kolegëve të Alsat-it.

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, por dhe një trashëgimi të pashlyeshme me punën e tij në REL.

Gazetar isuf kadriu Shengjin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.