Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana u rikthyen me një sfilatë në Siçili, një vend simbolik për atelienë Dolce & Gabbana. Vendndodhja, Piazza del Duomo në Ortigia – në provincën e Sirakuzës – është një ëndërr dhe po aq fantastikë ishin edhe VIP-at e shumtë të pranishëm në shfaqje si Mariah Carey, Sharon Stone, Helen Mirren dhe Monica Bellucci.
Aktorja, e ulur në rreshtin e parë gjatë sfilatës, në fakt kishte një rol të dyfishtë, atë të spektatores dhe mbështetëses për vajzën e saj Deva Cassel. Modelja e re ishte thirrur nga marka luksoze për të sfiluar me një fustan nga koleksioni Vjeshtë-Dimër 2022-2023 Haute Couture.
Deva, e bukur dhe mahnitëse si gjithmonë, u shfaq me fustanin transparent me stil barok. Gjithçka dukej për mrekulli, të paktën derisa modelja u ndje keq dhe rrëshqiti pak përgjatë pasarelës e më pas u rrëzua në prapaskenë. Ndoshta ishte faji i emocioneve ose ndoshta i temperturave të larta.
Megjithatë, e rëndësishmë është që Deva mori kujdesin e duhur dhe u bë mirë.