Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Po skadon afati për konstituimin e Kuvendit, presidentja Osmani i drejtohet Kushtetueses: Sqaro konfliktin e kompetencave

17:16 / July 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1753195322 vjosaosmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër ditë larg afatit që Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur për konstituimin e parlamentit, Presidentja e Kosovës i është drejtuar këtij institucioni për tu shprehur me sqarime në lidhje me pasojat që do të vijnë nëse ai do të digjet. Osmani njoftoi në një konferencë publike se i ka kërkuar Gjykatës të sqarojë pasojat juridike që do të vijnë nëse deputetët në parlament nuk do të arrijnë të konstituojnë parlamentin.

“Në rast të mosrespektimit të afatit: A do të ishte një kuvend i tillë kundërkushtetues nëse konstituohet pas 26 Korrikut? A do të ishte një qeveri e votuar nga ai kuvend po ashtu kundërkushtetuese? A mundet që Presidenca ta caktojë mandatarin që rrjedh nga një kuvend kundërshtuetues? A do të mundë presidenca që të caktojë mandatarin i cili do të votohet në një kuvend që është formuar në kundërshtim me kushtetutën?”, tha Osmani në renditjen e pyetjeve në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.

Votimi i fshehtë i kërkuar me ngulm nga LVV javët e fundit, që ka çuar në përplasje partitë në Parlament nuk është ndër pyetjet për të cilat Osmani i ka kërkuar sqarim Kushtetueses. Ajo tha se kjo çështje ka qenë objekt i kërkesave të mëparshme të partive dhe është parë e arsyeshme të mos dublikohet si çështje për sqarim.

“Sot, në përmbushje të përgjegjësisë sime kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës. E paraqita këtë kërkesë pas një situate të paprecedentë në jetën institucionale të vendit tone”, tha Presidentja Osmani.

Sipas Vjosa Osmanit, në horizont nuk duket asnjë kompromis mes partive politike që mund t’i japë zgjidhje ngërçit për konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve, siç kishte urdhëruar Gjykata Kushtetuese. Për këtë arsye, Osmani i kërkoi Kushtetueses, që afatin 30-ditor, që skadon më 26 Korrik, ta pezullojë deri në sqarimin e situatës pas kërkesës që ka bëri ditën e sotme. Në përfundim, Presidentja Osmani tha se nëse arrihet marrëveshja për konstituimin e Kuvendit, ajo do të tërheqë kërkesën e dorëzuar në Kushtetuese. Deri tani janë djegur 50 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët nuk kanë arritur të gjejnë një dakordësi.

Kosova kuvend Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.