Çështja “Babalja” ishte mbrëmjen e të martës në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziout, ku ka patur edhe përplasje me tone të ashpra mes demokratit Ervin Salianji dhe analistit Lorenc Vangjeli.
“Po të dua të fluturoj fare”, ka thënë Salianji teksa Vangjeli i ka tërhequr vëmendjen duke i thënë “O trimi, o trimi”.
Debati:
Ervin Salianji: Unë dua të merrem më faktet, se të jetë për ty e di si të fluturoj apo jo? E di si të fluturoj? Të fluturoj kështu…
Lorenc Vangjeli: Dëgjoje, dëgjoje çik këtë gripin, dëgjoje! Përsërite dhe njëherë, ti mo përsërite? Ti more?
Ervin Salianji: Po të dua të fluturoj, të fluturoj fare… fare!
Lorenc Vangjeli: E dëgjon Blendi këtë trimin? E dëgjon këtë trimin? O trimi, o trimi…
Ervin Salianji: Prokuroria e krimeve të rënda dhe e Tiranës duhet të çonte sot përpara përgjegjësisë penale, politikanë të PS, drejtuesit e policisë. Aktekspertimi britanik të thotë qartazi, zëri i Agron Xhafajt është i ngjashëm me zërin e publikuar dhe nuk thonë që mundon cilësia e zërit, thotë është kualitet i dobët për atq që ka çuar Prokuroria.