Legjenda angleze, Geri Lineker, shquhet për postimet e tij pikante në rrjetet sociale. Gjatë zhvillimit të sfidës Shqipëri-Angli në “Air Albania”, Lineker bëri një status në faqen e tij në “Twitter”, ku “thumboi”, yllin e Mançester Sitit”, Rahem Stërling, i cili bie në sy për shtatin e tij të shkurtër.
“Nëse bari do të ishte më i gjatë në Shqipëri, ndoshta nuk do të ishim në gjendje të shihnim Stërling”, shkroi Lineker. Ky postim i anglezit mori shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij.