Disa persona janë ndaluar në Kakavijë, teksa mësohet se ata po vinin për në Bularat, në përkujtimin e Kacifas.
Ceremonia në 6 mujorin e vdekjes së tij zhvillohet këtë të shtunë në Bularat dhe policia ka shtuar masat. Shërbimet janë përforcuar që prej të premtes, pasi mendohet se mund të vijnë për Bularat shumë persona dhe mund të agravohet situata.
Kujtojmë që Kostandions Kaçifas, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, u vra më 28 tetor 2018, në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri me efektivët e RENEA-s.