Olsi Bylyku, aktori i njohur i humorit, prej disa vitesh, është në një lidhje dashurie me këngëtaren Egli Tako. Si çdo çift, pyetja me të cilën përballen më shpesh është ajo se kur do bëhen prindër.
Mirëpo, sonte në ‘Zemër Luana’ ishte vetë aktori i cili e hapi si temë. Teksa u pyet se çfarë i ka mbetur tjetër për të bërë, pasi ka provuar film, televizion, emision në Youtube, Olsi e kishte menjëherë një përgjigje.
‘Familje‘
Me këtë përgjigje, ai na lë të kuptojmë se mezi pret të martohet e të bëhet baba. Edhe pse i ri në moshë, duket se Olsi kërkon që të ketë fëmijë me partneren. Egli nga ana tjetër është pyetur disa herë nëse kanë plane për të ndërtuar një familje.
“Unë jam me teorinë që momenti kur unë duhet të bëhem nënë duhet të vijë në kohën e duhur. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë prioritetin më të madh në jetë të një femre. As karriera, as muzika, as asgjë. Muzika është dashuria ime, por ka dashuri e dashuri mbi muzikën. Në momentin që të vjen mosha dhe momenti i duhur, patjetër që nuk bëj kompromise për asgjë për të ndërtuar familje”- ka thënë ajo.