Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Po vuan në burg, Gjici kërkon lirimin. Gjykata e Elbasanit thërret ekspertët për të verifikuar provat

14:50 / October 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe njëherë tjetër, ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu. Ai i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore, ndërsa Gjykata shtyu seancën ndaj tij në 11 nëntor ora 13:00, deri në marrjen dhe administrimin e provave shkencore.

Aktualisht Gjici ndodhet në regjim spitalor nën kujdesin e punonjësve të IEVP Durrës, ndërkohë që qëndron në burgun e Lushnjës. Gjyqtarja e çështjes kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë.

Të sillen të gjitha kartelat mjekësore të Gjicit që nga koha e paraburgimit. Të dërgohet një raport nga IEVP Lushnjë mbi dinamikën e vuajtjes së dënimit të Gjicit. Të sillet një raport vlerësimi nga shërbimi i provës. Kartelat mjekësore do të shqyrtohen nga mjekët ekspertë seancën tjetër. Safet Gjici vuan nga sëmundje kardiovaskulare dhe diabet.

Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes për pranimin e kërkesës për ekspertim mjekoligjor dhe pranoi kërkesën e prokurorisë për informacion nga IEVP për të gjitha trajtimet mjekësore të Gjicit në kohën që ka qenë i dënuar. Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.

Burg Safet Gjici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.