Viti i rikthimit të francezit Paul Pogba te Juventus vijon të mbetet një “mallkim”. Kur u duk se ylli i mesfushës së bardhezinjve e hodhi pas krahëve dëmtimin që e mbajti prej muajit gusht jashtë fushave, tani duhet të ndalet përsëri.
Ai është shfaqur në mjediset mjekësore të klubit mëngjesin e kësaj të hëne për të bërë ekzaminime të tjera, këtë herë për një tërheqje muskulore të pësuar në kofshën e djathtë në një prej seancave të fundit stërvitore.
Sipas njoftimit të stafit mjekësor, Pogba duhet të ndalet për një tjetër periudhë prej 20 apo 30 ditësh. Max Allegri në këtë mënyrë do të mund të mendojë për përfshirjen e Pogba në formacion, vetëm pas pauzës së ekipeve kombëtare në fundin e muajit mars.