Policia e Pogradecit bëri me dije se është arrestuar në flagrancë një shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po ashtu mësohet se janë sekuestruar 9 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.B, 45 vjeç, banues në Golem. Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin e tij në aksin rrugor Pogradec-Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.