Në Botërorin e Katarit ndalohet alkooli në stadium dhe rreth impianteve, teksa tifozët kanë protestuar edhe në ndeshjen hapëse, atë që Ekuadori fitoi 0-2 me të zotët e shtëpisë.
Në Poloni, “tvpsport” ka publikuar një foto nga zona VIP në të cilën duket një shishe “e dyshimtë” dhe e mbuluar pranë kreut të FIFA, Gianni Infantino.
Polemikat janë ndezur në rrjetet sociale, teksa thuhet se mund të jetë alkool. Edhe më herët medie të ndryshme kanë bërë me dije se pijet alkoolike mund të lejoheshin në zonën VIP por jo për tifozët.