Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policët e korruptuar, PS është kundër seancës dëgjimore me Dumanin. Naço: E thërrasim me Komisionin e Ligjeve

15:32 / April 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 153
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thirrja e kreut të SPAK-ut Altin Dumani në Komision Parlamentar të Sigurisë, për PS-në është një cenim i pavarësisë së drejtësisë. Por opozita e cila edhe e ka kërkuar, thotë se deklarata e Dumanit për policët e korruptuar, është një alarm i kuq për sigurinë e vendit.

Ferdinand Xhaferraj: Ne e kemi gjetur dakordësinë. Kreu i SPAK thotë që policia pengon hetime. Mbas një deklarate të tillë, mos të thërritej për të dëshmuar, ju mund të vendosni si të doni.

Plarent Ndreca: Kërkesa është cenim i pavarësisë së drejtësisë. Nuk e kuptoj arsyen pse duhet dëshmuar në këtë komision për një çështje konkrete që i përket sistemit të drejtësisë. Ose do ta lejojmë drejtësinë të vetërregullohet ose do e bëjë Parlamenti këtë gjë në funksion të cenimit të parimit të pavarësisë së pushteteve. Ne nuk e mbështesim kërkesën e opozitës.

Flamur Noka: Ne jemi komision i Sigurisë dhe një deklaratë e tillë, nga drejtuesi i një institucioni ligjzbatues, tregon një alarm të kuq për policinë e shtetit. Komisioni është i detyruar ta realizojë seancën dhe jo ta diskutojë, çështje të alarmit të sigurisë kombëtare duhet të ishit ju, po aq të interesuar sa të vinte këtu kreu i SPAK dhe të informojë për këtë situatë. Po flitet për një inkriminim të instancave shtetërore. Jeni këtu për ligjin apo për të mbrojtur korrupsionin dhe krimin. Vetë ai që lavdëroni çdo ditë, prokurori juaj politik ka vënë gishtin te kjo plagë e juaj.

Nasip Naço: Pse çështjet lidhen me policinë janë fushë e përgjegjësisë së komisionit, i kam sugjeruar, se ka marrë akoma vendimin, raportimi vjetor të behet bashkë në një mbjedhje. Kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe pas komenteve dhe qëndrimeve tua. Do të shqyrtohet në konferencën. Kërkesën tuaj e kam parë me durim. Ia kam bërë kërkesën Nikollës. Zoti Dumani do të jetë në Komisionin e Ligjeve dhe ju e ne të gjithë bashkë, nga s’kap i gjeni gjuhën, mund ti përgatisni pyetjet dhe mund të bëni pyetje e surpriza zotit Dumani.

dumani policet spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.