Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Policët nuk i pranonin denoncimin 17-vjeçares së përdhunuar, shpërthen këngëtarja shqiptare: Skandaloze!

18:11 / April 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka reaguar ashpër pas skandalit në Sarandë, i abuzimit seksual të minorenes 17-vjeçare. Besa ka publikuar disa video nga emisioni “Fiks Fare”, që zbardhi këtë ngjarje, duke i komentuar e skandalizuar.

I turpshëm është reagimi i policisë kur mësojnë përdhunimin e minorenes. Djali u tregon se vajza kishte shkuar edhe para 3 viteve në komisariat, por nuk e ka ndihmuar askush. Shokimi vazhdon me pyetjen e inspektorit i cili i thotë: “Ti ke bërë seks me vajzën?”

Djali i përgjigjet: “Po ç’lidhje ka? Vajza kërkon ndihmë. Vajza ka ardhur para tre vjetëve, nuk e ndihmon askush. Ka ardhur para tre vjetëve në komisariat, i kanë thënë ik qërohu se vajzë e varfër”

Inspektori i thotë djalit të mos merret me këtë çështje se vajza ka baba. Madje i kërkon që vajza të shkojë vetë në komisariat me babain. Pra kërkojnë që viktima të shkojë të denoncojë bashkë me abuzuesin, që nuk është parë e është dëgjuar ndonjëherë!

Djali: Më bën çudi si nuk e merr njeri këtë vajzë në konsideratë, si s’më merr mua një njeri që të më pyesi?

Inspektori: Po çfarë flet? Çfarë je ti?

Djali: Unë jam një qytetar i thjeshtë mo vlla.

Inspektori: S’ke punë me vajzën, ajo ka babain. Ty ç’të duhet?

Djali: Babai është dhunuesi i vetë.

Inspektori: Vajza s’më ka ardhur. Vajza s’ma tha këtë gjë mua.

Djali: E ke marrë vajzën në pyetje me psikolog?

Inspektori: Po ti tashi do më tregosh mua si të bëj? Ore ti s’do më tregosh mua se cilën të marr mo! Ti je për veten tënde për t’u pyetur. Ti shkëputu, ti çfarë ke?

Djali: Dua thjesht ta ndihmoj vajzën, dua ta nxjerr nga halli. Sepse më ka thënë gjëra shumë reale.

Inspektori: Po s’ke të drejtë. Ajo është moshë minorene, s’ke të drejtë të afrohesh fare me atë. Vajza ka prindër.

Djali: Prindërit e saj janë dhunuesa. Që e përdorin, e prostituojnë.

Inspektori: Ore ti s’je çobani i saj, që ta ruash ti.

Djali: Vajza ka ardhur, s’i keni marrë psikolog.

Inspektori: Të vij vajza bashkë me babain.

“Shikoni çfarë mbrojtje bën policia kur dëgjon që një minorene e përdhunon babai dhe familja e saj”, shkruan Besa.

“Policia e shtetit duhet të dalë urgjentisht të distancohet nga kjo sjellje shokuese, skandaloze! Në policinë e shtetit ka njerëz me shpirt, pasion e dedikim që punojnë në kushte shumë të vështira! Nuk mund të heshtet për këtë situatë që në më të paktën e saj është shkelje detyre. Kjo shkatërron dhe njollos imazhinm punën e mijëra vajza e djemve të shkëlqyer në Policinë e shtetit që sakrifikohen! Dilni dhe merrni përgjegjësi për mollët e kalbura në institucionin tuaj, se vetëm kështu reformohemi e pastrojmë institucionet më themelore në vend”, shprehet këngëtarja.

  • besa 2
  • besa 3
  • besa 4
  • besa 5

perdhunuar policet skandaloze tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.