Policia angleze në alarm. Nga e diela deri të hënën, më shumë se 1600 emigrantë dhe 38 gomone janë kapur në Kanalin Anglez nga autoritetet britanike. Një total prej 1,065 emigrantësh në 25 gomone u kapën nga autoritetet britanike vetëm të dielën. Sipas mediave britanike ky lajm është bërë i ditur nga kreu i Brexit, Nigel Farage i cili pyet se kur do të mbarojë e gjithë kjo situatë.
360 emigrantë të tjerë u kapën nga autoritetet franceze dhe u kthyen në Francë nga ngushtica e Pas-de-Calais. Sipas shifrave të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, të hënën 539 emigrantë u kapën në Kanalin Anglez në 13 gomone duke e çuar në 1,604 totalin e dy ditëve. Ndërkohë një gomone e cila kishte në bord 68 emigrantë u shpëtua në kohë nga autoritetet franceze.
Numri i kalimeve të paligjshme të emigrantëve është rritur këtë vit, duke thyer rekordin e vitit të kaluar. Sipas Farage numri total i emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit është 35.000. Deri më tani shqiptarët janë ata që kryesojnë listën, pas tyre vijnë afganët e më pas iranianët.