Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Policia e Shtetit me Qendër Operacionale të Monitorimit Viziv

13:53 / December 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4704
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vihet në funksion në Policinë e Shtetit, Qendra Operacionale e Monitorimit Viziv, për ndjekjen e procedimeve penale, investim i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me Zëvendësdrejtoreshën e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, Vikki Pullen, vizituan qendrën e re të monitorimit, e cila tashmë është në funksion të plotë.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm Proda vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, si dhe shprehu mirënjohjen për këtë investim të rëndësishëm.

“Ky është një investim me rëndësi të madhe për rritjen e cilësisë së ndjekjes së procedimeve penale dhe një tregues i besimit të ndërsjellë në luftën kundër krimit të organizuar”, tha Proda.

“Teknologjia dhe softueri modern i instaluar në këtë qendër do të forcojnë aftësitë operative, teknike dhe shkencore të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në ndjekjen dhe finalizimin e procedimeve penale”, u shpreh Pullen.

Po çfarë mundëson kjo qendër?

-mbështetje të vazhdueshme me informacion gjatë operacioneve të veçanta policore;

-rrritje të kapaciteteve zbuluese dhe parandaluese, si dhe sigurimin me cilësi të lartë të provave shkencore;

-zbatimin e teknikave moderne të hetimit, në përputhje me zhvillimet bashkëkohore.

Policia e Shtetit thotë se krahas donacionit në pajisje dhe teknologji, u realizua edhe trajnimi i personelit operues.

Operacionale të Monitorimit Viziv Policia e shtetit qendër vizita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.