Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave se ka fshehur sherrin mes djemve të Spartak Brahos dhe një 30 vjeçari durrësak, afro dy javë më parë.
Sipas Policisë, ka nisur procedimi penal ndaj djalit të madh të Brahos, Arbër Braho pasi ka qenë pikërisht 38 vjeçari ai që ka nisur sherrin duke goditur me sende te forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke iu shkaktuar dëmtime trupore.
‘Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.’, thuhet në njoftimin e parë.
Menjëherë pas goditjeve të Arbër Brahos, 30 vjeçari me inicialet L.K shkon në banesë, merr një pistoletë dhe një kallashnikov dhe gjen djalin tjetër të Brahos, që është nënkryetar bashkie. I vë atij pistoletën në kokë, por nuk qëllon. Ndërron mendje dhe I thyen xhamat e makinës. Kaq, si për të marrë hak për shpullën që kishte ngrënë.
Këtu gjerat ndërlikohën. Djemtë e Brahos, me gjithë deputetin shkojnë dhe takojnë babain e djalit për të ulur gjakrat. Por duket se biseda nuk ka shkuar sic duhet dhe sic tregojnë burimet, i kanë qëlluar babait të djalit, thonë burimet per neësbomb.al.
Tashmë për L.K situata u bë me problematike. Ai vetë ka marrë në telefon njërin nga djemtë e Spartak Brahos me paralajmërimin: vendoseni vetë se kush duhet të penalizohet. Kaq ka mjaftuar që uniformat blu të vihen në lëvizje. Prej dy javësh policë, makina policie, ekspertë dhe agjentë krimesh kanë zbarkuar në pallatin ku banon deputeti, ndërsa uniformat blu janë në kërkim të djalit me inicialet L.K.
Në njoftimin e mëpasshëm Policia bën me dije shpalli në kërkim dhe po punon për kapjen e 30 vjeçarit L.K, pasi ka kanosur me armë djalin e vogël të Brahos, Krenarin, dhe më pas u ka thyer xhamat dy mjeteve të tij.
‘Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës’, thuhet në njoftimin tjetër të Policisë.
Mirëpo, ashtu siç vërehet më sipër, dy njoftimet e lëshuara nga policia ndoshta në nxitim e sipër janë krejt të kundërt me njëri-tjetrin. Kjo pasi në njoftimin e parë, personi që është dhunuar nga Arbër Braho dhe që ka kërcënuar më pas me armë vëllain e voglë Krenarin, identifikohet si shtetasi L.K 30 vjeç. Por në njoftimin e dytë, ku blutë e Durrësit e shpallin në kërkim për kanosje me armë ‘të fortin’ që kërcënoi dy djemtë e deputetit, e identifikojnë atë si shtetasi L.K, 26 vjeç. / Newsbomb/