6 mijë policë grekë do të jenë për finalen e Conference League mes Fiorentinës dhe Olympiacosit, që do të zhvillohet nesër, në mbrëmje, në stadiumin “Agia Sofia”, shtëpia e AEK-ut të Athinës.
Zona rreth stadiumit, në lagjen veriore të Nea Filadelfias, tashmë është nën kontrollin e rreptë të forcave të sigurisë. Disa rrugë janë mbyllur, disa të tjera do të mbyllen nesër. Policia greke nuk shqetësohet vetëm nga rreth 10 mijë tifozët e Fiorentinës që tashmë kanë nisur të mbërrijnë në Athinë, por edhe marrëdhëniet e këqija mes tifozëve të skuadrave athinase.
Në Greqi çështja e dhunës lidhur me sportin është mjaft e ndërlikuar, aq sa edhe udhëtimi i tifozëve në transfertë është ndaluar prej dhjetë vjetësh. Olympiacos do ta luajë finalen në stadiumin e ri të rivalëve të tyre AEK Athinë, por për shkak të dispozitave të autoriteteve, nuk do të mund të futet me ngjyra të tjera përveç vjollcës dhe kuqebardhës së Olympiacosit.
