Policia e Shtetit i ka refuzuar lejen Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën e radhës para Parlamentit.
Demokratët kanë kërkuar nga policia që të zhvillonin tubimin e radhes më datë 5 maj ora 10:00, ditë kur është parashikuar për t’u zhvilluar seanca e radhës.
Por në argumentet e Policisë theksohet se në protestën e fundit, PD ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar anëtarët e qeverisë dhe funksionarët e policisë për këtë arsye do t’i refuzohet leja për të zhvilluar këtë tubim.
Letra është firmosur nga Drejtuesi i Parë, Kastriot Skenderaj.