Vrasja e reperit amerikan, Nipsey Hussle ka bërë bujë në SHBA. 33 vjeçari u qëllua të dielën pas mesnate me disa plumba në kokë gjersa po dilte nga një dyqan.
Policia po mundohet që të zbulojë vrasësin e reperit por që nuk ka dhënë shumë detaje. Sipas policisë, vrasës është një 20 vjeçar me ngjyrë ndërsa është duke u punuar për kapjen e tij. Dyshohet se prapa kësaj vrasje qëndron një bandë.
Disa orë para se të vdiste, Hussle shkroi: “Të kesh armiq të fortë është një bekim”.