Policia ka zhvilluar një kontroll në shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, i cili është i zhdukur pa gjurmë prej muajit gusht të këtij viti.
Ende nuk dihet se çfarë ka gjetur, por fakti që kontrolli ka qenë blic krijon dyshime për informacionet që ka pasur për personat që mund të gjendeshin brenda ose sende të paligjshme.
Nga policia e shtetit ende nuk ka asnjë njoftim. Biznesmeni, i cilësuar si mbreti i basteve është zhdukur dhe policia nuk ka një version nëse kemi të bëjmë me inskenim apo krim.
Kontrollet kanë qenë të shumta në disa qytete por pa rezultat. Kryeministri Edi Rama i vendosi ultimatum kreut të ri të policisë, Muhamet Rrumbullaku që të kishte sa më shpejt një përgjigje, por kaluan 100 ditë dhe ka vetëm heshtje.