Një shtetas ka mbetur i plagosur në njësinë Postribë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve. Një person në moshë të re është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një tjetër person.
Bëhet me dije se i riu menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i riu nga Postriba është plagosur në këmbë por duke mos patur kështu rrezik për jetën.
Pas plagosjes menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur punën për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.