Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësinë e Madhe. Hoxha tha se jemi në një situatë të rrezikshme ku kanabisi dhe baruti po terrorizon vendin.
“Sot është vajtur te parcela, nuk është vajtur tek kufomat.
Unë kam përshtypjen se dhe persona të tjerë që e kanë ditur ngjarjen nuk mund ta denonconin sepse do akuzoheshin për kultivim të lëndëve narkotike.
Në të gjithë territorin e Shqipërisë, bima që është mbjellë vonë është gati për t’u korrur dhe ka patur tentativa për ta grabitur.
Parcelat ruhen me armë. Jemi në një fazë të rrezikshme dhe frikshme. Këta që po vriten nuk janë bosët, janë punëtorët.
Jemi fiks në situatën kur era e kanabisit dhe barutit po terrorizon vendin.
Nuk e përballon policia jonë një sezon që ka nisur që në mars.
Mua më duket e çuditshëm që duhen 5 ditë për të shkuar te parcela dhe kjo është bërë me qëllim që këtë të mos dilnin si viktima kanabisi.”
