Gazetari Sokol Bregu, thotë se disa vende të BE-së nuk janë treguar bashkëpunuese në operacionet policore të Shqipërisë për arrestimin e personazheve të krimit të organizuar.
Për të nga informacionet e tij në 5 muajt e fundit ku policia ka qenë pranë arrestimit të disa personazheve shqiptarë në vendet e tjera nuk është finalizuar për shkak të mos asistencës së policisë së këtyre vendeve.
“Disa këto vende me vonesat e tyre i kanë bërë një dëm të pariparueshëm Shqipërisë. Në 5 muajt e fundit kanë ndodh disa raste, por nuk po i tregoj emrat sepse janë ende në kërkim dhe do të njoftohen që ishin pranë arrestimit dhe janë identifikuar. Nuk duhet të nxitoj unë dhe pse e di cilët janë personazhet. Në këto raste më ka ardhur keq që nuk është finalizuar operacioni për shkak të vonesave të këtyre vendeve. Ishte fat që një prej personazheve të krimit, që është Duka, që u arrestua pikërisht prej këtij sektori. Ishte vlerësim që u përgjigjën”,-tha Bregu.