Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia Rrugore aksion në Tiranë, sekuestrohen 90 monopatina dhe masa të tjera për parregullsi

13:20 / November 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3525
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar me kontrolle të intensifikuara në akset kryesore të qytetit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Gjatë 72 orëve të fundit, janë ndërmarrë masa të shumta ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit, ndërsa janë sekuestruar edhe dhjetëra monopatina elektrike, në zbatim të udhëzimit për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të tyre.

Njoftimi:

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Prioritete të punës së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë 72 orëve të fundit, ishin:
-lirimi i korsive të dedikuara për transport publik;
-evidentimi dhe ndalimi i shtetasve që drejtojnë mjetet, në efektin e alkoolit ose të lëndëve narkotike,
-konstatimi i rasteve të mospagimit të masave administrative;
-kontrolli i zbatimit të udhëzimit për ndalimin e përkohshëm të patinave elektrike.

Në përfundim të kontrolleve të zhvilluara në akse të ndryshme të kryeqytetit:
-40 automjete u tërhoqën me mjet ngritës, nga korsitë e dedikuara;
-25 shtetas u arrestuan/proceduan penalisht për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. 3 prej tyre drejtonin automjete, në efektin e lëndëve narkotike;
-76 leje qarkullimi iu tërhoqën shtetasve që rezultojnë debitorë, për mospagim të detyrimeve administrative;
-90 monopatina dhe 12 motoçikleta elektrike u sekuestruan, për lëvizje në kundërshtim me udhëzimin nr. 169, datë 13.10.2025, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të patinave elektrike dhe çdo varianti të tyre të kombinuar, për arsye që lidhen me sigurinë publike dhe sigurinë e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin korsitë e dedikuara dhe të mos drejtojnë mjetin në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

aksion Makina monopatina Policia Rrugore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.