Policia Rrugore ka bërë bilancin e një jave pune. Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me mjetet inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat dhe së fundi edhe teleskopët, për të evidentuar përdoruesit e celularit, gjatë drejtimit të automjeteve:
-janë pezulluar 126 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;
-janë arrestuar 35 drejtues mjetesh, nga këta 22 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1 për drejtim mjeti nën efektin e narkotikëve, dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 27 927 masa administrative, nga këto:
- 8008 për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit;
- 1479 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 1632 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
- 2094 për parakalime të gabuara;
- 678 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
- 234 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë;
- 345 drejtim mjeti/motomjeti në efektin e alkoolit;
- 11334 për parkim të gabuar;
- 2123 për shkelje të ndryshme.