Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia Rrugore u bën “zbor” drejtuesve të automjeteve, vendos mbi 24 mijë gjoba gjatë një javë, arreston 61 shoferë, pezullon 168 leje drejtimi

09:39 / August 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore ka vendosur 24 729 gjoba gjatë kësaj jave që lamë pas, në të gjithë vendin.

Në bilancin e Drejtorisë së Policisë Rrugore, bëhet më dije se shumica e gjobave rreth 7 234 janë vendosur për shpejtësi tej normave të lejuara, po ashtu edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, gjatë një jave policia ka pezulluar 168 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt si edhe janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Masat administrative:

-24 729 masa administrative në të gjithë vendin

– 7 234 për shpejtësi tej normave të lejuara

– 1 341 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

– 1 542 për mospërdorim të rripit të sigurimit

– 3 332 për parakalime të gabuara

– 356 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

– 219 për manovra të rrezikshme në rrugë

– 258 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit

– 9 234 për parkim të gabuar

– 1 213 për shkelje të tjera

Njëkohësisht policia bënë me dije se janë marrë masa monitoruese me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë qarkullimit në tunelin e Llogarasë, të Kalimashit dhe të Elbasanit.

61 arrestuar Policia Rrugore Shofere
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.