Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia Rrugore vendos gati 4 mijë gjoba për 3 ditë

16:37 / September 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3954 gjoba gjatë 72 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve. 3900 gjoba janë vendosur për parkim të gabuar, kurse 54 të tjera për tejkalim shpejtësie. 11 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje. Policia Rrugore u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i Policisë Rrugore Tiranë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë të kryejnë kontrolle intensive në akset kryesore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Gjatë 72 orëve të fundit:

11 drejtues automjetesh janë arrestuar/proceduar penalisht, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur ose pa leje;

14 automjete janë bllokuar;

11 leje qarkullimi janë tërhequr për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor;

3900 masa administrative për parkim të gabuar;

54 masa administrative janë vënë ndaj automjeteve të konstatuara nga makinat inteligjente shpejtësi-matëse, në tejkalim të normave. Policia Rrugore thekson sërish se drejtimi i automjetit, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe shkeljet e tjera të rënda të rregullave të qarkullimit, përbëjnë rrezik serioz për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të tjerë. Autorët e tyre do të ndëshkohen me masa të menjëhershme dhe të rrepta, sipas parashikimeve ligjore. Kontrollet vijojnë pa ndërprerje, në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, duke telefonuar në 112. Policia garanton anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Gjoba Policia Rrugore Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Bie aksidentalisht nga kati i dytë 46-vjeçari në Tiranë

15:30 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.