Ish presidenti i Perusë, Alan Garcia i ka dhënë fund jetës teksa policia i shkoi në shtëpi për ta arrestuar, lidhur me akuzat për rryshfet.
Garcia u dërgua në spital në kryeqytetin Lima, por vdekja e tij u konfirmua nga presidenti aktual, Martin Vizcarra.
Garcia u akuzua për rryshfet nga kompania braziliane, Odebrecht, pretendime që ai i mohoi.
Ai ka qenë president për dy mandate, 1985-1990 dhe sërish në 2006-2011.
Oficerët u dërgua ta arrestonin në shtëpinë e tij. Ministri i Brendshëm Carlos Moran tha për mediat se kur policia arriti Garcia u kërkoi të bënte një telefonatë në dhomë dhe mbylli derën. Disa minuta më pas u dëgjua një e shtënë.
Sipas Moran, policia hapi derën me forcë dhe gjeti Garcian të ulur në karrige, me një plumb në kokë.