Policia e Elbasanit ka dalë me një version zyrtar lidhur me një sherr mes të rinjsh që ndodhi këtë mbrëmje në këtë qytet.
Rreth orës 22:20, në afërsi të Pallatit të Sportit, disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit. Në konflikt e sipër, sipas të dhënave të marra nga salla operative, dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa dëshirën e tij.
Policia thotë se: ‘Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative’.
Policia Elbasan po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.