Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një trafikant klandestinësh nga Tepelena në afërsi të kthesës së fshatit Mashkullorë.
Në automjet u gjetën 4 meshkuj dhe 2 femra, njëra prej të cilave shtatzënë, shtetas të huaj të parregullt sirianë. Dyshohet se imigrantët klandestinët kanë kaluar nga kufiri i gjelbër në Kakavijë.
Ky është rasti i dytë brenda dy muajve i kapjes së një trafikanti. I pari ishte një shtetas irakian që trafikonte klandestinë nga Greqia në Shqipëri nga kufiri i gjelbër.