Efektivja e policisë Anisa Kostani ka ndarë në “Instagram” titujt e tre librave që ka zgjedhur të lexojë, por kërkon ndihmën e ndjekësve se cilën të shfletojë të parën.
Librat e postuar në rrjetin social janë: “Buzëqeshja që më mori jetën”, “Mes Gruas dhe Dashnores” dhe “Grua e fortë”.
Ajo që bie në sy është fakti se librat kanë tituj mjaft provokues, ndërsa ka postuar edhe një frazë të përzgjedhur: “Ti je lindur për të ndezur zjarrin në shpirtin e një burri, për të qenë dëshira e tij dhe jo detyra”.


Kujtojmë që Kostani u përfshi në një aksident në Tiranë gjatë muajit janar, kur ishte pasagjere në një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga Ravier Durra.
