Ka kaluar më shumë se një vit nga afati 1-vjeçar i dhënë nga Gjykata Kushtetuese ndaj politikës për të garantuar votën e emigrantëve. Gjatë një konference me gazetarët, kryetarja Holta Zaçaj tha se nuk kishte një mekanizëm ligjor për t’i detyruar palët politike ta zbatojnë një vendim të tillë pasi është detyrim ligjor dhe nuk mund të imagjinohej mos-zbatimi i tij.
“Ajo që dua të theksoj është që nëse mund ta jap si mesazh për politikën është se zbatimi i vendimeve të GJK është rruga e duhur, e nevojshme dhe e vetme, Nuk ka mënyrë tjetër sjellje nëse duam të jemi institucione të një shteti ligjor që udhëhiqet nga parimi i demokracisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Nuk ka një efekt të pritshëm ligjor sepse nuk është imagjinuar të ndodhë një gjë e tillë. Nuk ka mekanizma që mund të vihen në lëvizje në rast kur nuk zbatohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i GJK është ligj dhe për këtë shkak nuk ka mekanizma”,u shpreh Zaçaj.