Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Politikanët me ndjekës fake. Eksperti: Që nga Muzhaqi, Peleshi tek Basha

15:39 / December 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eksperti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrjetet sociale janë një hapësirë e mirëfilltë e kominikimit, por dhe e shpërndarjes të qëndrimeve nga ana e politikanëve, por këta të fundit ndjekësit që shkojnë nga mijëra në miliona, nuk i kanë aq realë. Ka shumë komente në postimet e politikanëve me profile fake. Eksperti i rrjeteve sociale, Blerim Xheladini, zbuloi gjatë një interviste për Euronews, politikanët shqiptarë të cilët kanë më shumë reagime të rreme në rrjete sociale.

Xheladini theksoi se ata të cilët ndodhen në krye të listës për ndjekësit e rremë janë disa ministra të qeverisë Rama. Eksperti citoi ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshit ata të cilët ndodhen në krye të listës për ndjekësit fake. Ai përmend dhe ish-kreun e PD-së Basha, ministren e Bujqësisë Frida Krifca, si dhe politikanët e tjerë që renditen në krye të listës me reagimet e rreme në rrjete sociale.

”Ne masim këta që kanë reagime fake jo ndjekës, këtë informacion e marrim nga Facebook dhe Instagrami direkt, të cilët na japin informacion për angazhim të jashtëzakonshëm të llogarive të reja që përdoren për përmirësimin digjital të një politikani. Unë mendoj që kjo është pjesa që duhet ta diskutonim dhe që politikanët të jenë sa më shumë të vërtetë.

Tek lista që unë kam nisur, më shumë reagime fake kanë disa ministra në qeverinë Rama. Është Bora Muzhaqi dhe Niko Peleshi, ata të cilët i kanë më shumë reagime fake. Është dhe zoti Basha dhe zonja Nikolla, Krifca, Bilali, pra janë një grup politikanësh të cilët kanë reagime fake gjatë periudhës së dhjetorit kur është bërë studimi”, tha Xheladini.

RRJETE SOCIALE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.