Një politikan indian është qëlluar për vdekje në një transmetim direkt në TV, nga vrasës që hiqeshin si gazetarë.
Ish-deputeti Atiq Ahmed, i dënuar për pengmarrje, u vra bashkë me vëllanë e tij teksa shoqëroheshin të prangosur nga policia, për një kontroll mjekësor në rajonin Uttar Pradesh.
Teksa ecnin, dyshja ishin rrethuar nga grupe televizive, para se sulmuesit të hapnin zjarr, duke i lënë ata të vdekur.
Pamjet dramatike të vrasjeve u shpërndanë në rrjetet televizive dhe ato sociale online.