Amir Weitmann, shef i klubit të liberalëve në partinë izraelite Likud, i ka dërguar një paralajmërim presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Ai është shfaqur në televizionin që financohet direkt nga Kremlini, Russia Today, duke folur për luftërat mes Izraelit dhe Hamasit, si dhe për luftën e Rusisë me Ukrainën.
Duke folur për bombardimin e spitalit Al-Ahli në qytetin e Gazës, Weitmann ka kritikuar Rusinë duke thënë se “do ta përfundojmë këtë luftë, do të fitojmë sepse jemi më të fortë”.
“Pas kësaj Rusia do ta paguaj çmimin, më besoni që Rusia do ta paguaj çmimin. Rusia mbështet armiqtë e Izraelit. Rusia mbështet nazistët që duan të kryejnë gjenocid mbi në dhe Rusia do ta paguajë çmimin. Do ta fitojmë këtë luftë. Pas kësaj, nuk do të harrojmë çfarë po bëni, nuk do të harrojmë, do të kthehemi dhe të sigurohemi që Ukraina të fitojë. Do të kujdesemi që të paguani çmimin për atë çfarë keni bërë ju si Rusi”, tha Weitmann.