Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Poloni, fermerët bllokojë kalimin kufitar me Ukrainën

21:27 / November 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ncms
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fermerët polakë bllokuan kalimin kufitar me Ukrainën në zonën Medyka në shenjë proteste ndaj marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe bllokut tregtar “Mercosur”, për të cilën thonë se do të dëmtojë konkurrencën e tyre, njoftoi agjencia polake e lajmeve PAP.

Fermerët po protestojnë gjithashtu pasi qeveria nuk ka përmbushur kërkesën e tyre që gjatë vitit 2024 Polonia të mbajë taksën bujqësore në nivelin e vitit 2023.

Ministri i Bujqësisë i Polonisë tha se i mbështet kërkesat e fermerëve në lidhje me marrëveshjen “Mercosur” dhe se qeveria do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e ardhshme. “Mercosur” është një bllok tregtar i vendeve të Amerikës së Jugut.

Ministri i Bujqësisë, Czeslaw Siekierski, u shpreh në rrjetin X se: “Protesta e fermerëve në Medyka ka të njëjtin objektiv për të cilin kam luftuar në fronte të ndryshme për një kohë të gjatë. Më lejoni t’ju kujtoj se në Ministrinë e Bujqësisë ne i thamë JO marrëveshjes me vendet e Mercosur”.

Agjencia e lajmeve PAP njofton se gjatë bllokadës të shtunën, që pritet të zgjasë 24 orë, rreth 30 individë u panë të ecnin përgjatë kalimit kufitar. Vetëm një kamion ukrainas në orë u lejua të largohej nga territori polak.

“Për momentin nuk ka vështirësi”, citohet të ketë thënë Anita Pukalska nga rajoni i policisë së bashkisë Przemysl, lidhur me bllokadën e fermerëve, e cila nuk pengon lëvizjen e automjeteve me pasagjerë, transportin humanitar dhe ushtarak./ VOA

fermeret Poloni ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.