Kryebashkiaku i qytetit portual të Gdansk në Poloni, Paëel Adamoëicz, 53 vjeç vdiq, pasi u qëllua me thikë të djelën në mbrëmje.
Agresori ështe një 27 vjeçar që kishte dalë nga burgu pak javë më parë ndërsa kishte qëndruar në burg për pesë vite pas disa vjedhjeve me armë kundër bankave në Gdansk.
Përpara se të arrestohej në vendin ku qëlloi kryebashkiakun ai deklaroi se kishte qenë kot në burg, dhe është torturuar nga Platforma Civile, partia kryesore opozitare. “Ndaj the Adamoëicz po vdes” deklaroi ai, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Por, sipas informacioneve të para, motivet e agresorit duken më shumë personale sesa politike. Gjatë qëndrimit të tij në burg, shëndeti mendor i tij mund të jetë rënduar së tepërmi, sipas medias polake.