Të ftuar specialë në emisionin “Zemër Luana” sonte ka pasur artistë nga të gjitha trojet shqiptare. Lojëra, të qeshura, muzikë, deklarata të forta dhe shumë dashuri për këto festa aq të veçanta për të gjithë shqiptarët.
Në këtë emision një nga të ftuarat ishte edhe këngëtarja e njohur nga jugu, Poni e cila e vendosur përballë këngëtares shqiptare nga Tetova, Big Mama duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve personale dhe profesionale që përkonin më titujt e këngëve të tyre.
“Yll i rrallë”, titullohet kënga e Ponit, ku prej të cilës këngëtares iu drejtua kjo pyetje:
“Cilin artist shqiptar do e vlerësoje si një yll të rrallë?”
Poni u përgjigj menjëherë duke zbuluar që sipas saj yll i rrallë është artisti i mirënjohur shqiptar Pirro Çako.