Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun.
Edhe pse kanë kaluar 10 vite emisioni i saj ‘Rudina’ vazhdon të jetë po aq i shikuar.
Rudina publikon gjithmonë në rrjetet sociale foto me të ftuarit e saj, siç ishte rasti më i fundit me moderatorin Blendi Fevziu.
Mirëpo vëmendjen e të gjithëve ka marrë një prej komenteve, i cili ka detyruar edhe Magjistarin të përgjigjet publikisht.
“E dashur zonja Magjistari, nuk besoj se i intereson popullit shqiptar se si i kaloi Blendi Fevziu pushimet. Këto mund t’i bisedoni në kafene! Mendoj se populli ynë ka nevojë për mbështetje sociale, ekonomike, psikologjike dhe vetëm me këto emisione, nuk mund t’i ndihmoni dot, por i ngatërroni më shumë. Mendoj se populli jonë ka nevojë për mbështetje sociale ekonomike psikologjike dhe vetëm me këto emisione nuk mund ti ndihmoni dot por i ngatërroni më shumë!”, shkruan komentuesja.
Ndërkohë Rudiana ia kthen: “Zonjë, mbeshtetjen sociale-konomike, duhet ta kërkoni në institucionet shtetërore, atë psikologjike, tek ekspertet e shëndetit mendor. Televizori ka për detyrë të informojë, argëtoj dhe edukoj detyra të cilat përpiqemi ti bëjmë çdo ditë e me shumë përkushtim. Madje dhe kur kemi pasur mundësi të ndihmojmë e kemi bërë dhe jo rrallë.Faleminderit, që na ndiqni!”