Prej muajsh në strukturat lokale të Partisë Socialiste ka nisur përzgjedhja e kandidatëve për në këshillat bashkiak. Nuk janë marrë vendime për emra konkretë por po mblidhet informacion në lidhje me figurat më të spikatura të cdo bashkie, antarë apo mbështetës të PS-së. Drejtuesit e socialistëve kanë konstatuar se në disa bashki nga strukturat vendore nuk është bërë kujdesi i mjaftueshëm në përzgjedhjen e specialistëve më të mirë në territor. Ka ndodhur që këshilltarët socialistë jo vetëm nuk kanë bërë oponencën e duhur përballë zyrtarëve të PD-së, por ato në jo pak raste janë bërë pjesë e shkeljeve ligjore dhe favorizimit të militantëve të djathtë. “Një kryetar bashkie i suksesshëm duhet të ketë edhe mbështetjen e këshillit bashkiak. Kandidatët duhen përzgjedhur me kujdes, larg ndikimeve nepotike, specialistë me reputacion, të pakorruptuar, kontribues të PS-së”, janë shprehur drejtuesit e PSSH-së. Nga fillimi i janarit deri në muajin maj socialistët kanë kohën e mjaftueshme për të caktuar përfaqësuesit e tyre në këshillat lokal. / P. Hasa /
Postime te ngjashme
Add A Comment