Nga seanca e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, thotë se akuzat e bëra nga opozita për Portin e Durrësit janë të pa vërteta. Për të është investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Shqipëri. Akuzat ministrja e cilësoi si një tymnajë dashakeqëse.
“Kam privilegjin të prezantoj investimin më madhor në Shqipëri, të një investimi të huaj. Marrëveshjen për Portin e Durrësit, debatin e kam ndjekur dhe me keqardhje si qytetare shoh se ky nuk është një debat por dashakeqësi. Një tymnajë me gjysmë me të pavërteta. Si biseda kafenesh”.
Nga ana tjetër, Ibrahimaj tha se Durrësi do të transformohet nga infrastruktura portuale. Nëpërmjet këtij projekti sipas Ibrahimaj do të hapen 12 mijë vende pune.