Pas votoi kundër marrëveshjes për Portin e Durrësit në seancën maratonë në Kuvend, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thotë se kryeministri Edi Rama i cili nuk ishte në sallë kur u votua, “grabit” dhe përgjegjësinë ua lë deputetëve të tij të cilët votojnë si bagëti.
Vasili nënvizon se roli i kryeministrit në Kuvend ishte të mbante një fjalim drogaxhiu, të djerësiste si lope, të lehte e të mjaullinte e në fund t’ua linte deputëtëve të votonin hajdutërinë e tij 6 miliardë euro të Portit të Durrësit.
Postimi i plotë
Ky Edi Rama as firmosi, as votoi vetë fare për këtë marrëveshjen e hajdutllëkut të Portit të Durrësit!
Mbajti ca fjalime të një drogaxhiu, djersiti si lopë, pshëretiu, lehu dhe mjaulliu dhe ua la këtyre rrypave deputetë, që ta votojnë hajdutërinë e tij 6 miliardë euro të Portit të Durrësit.
Nja 70 gjakshprishur, por edhe budallenj deputetë, që u vetpërdorën si bedela që votojnë dhe s’bëjnë as gëk as mëk. Ky vetëm grabit dhe rrëmben sesa për përgjegjësinë atë jua le të tjerëve sa herë është në hall.
Dhe mirë e bën kur të tillë deputetë të pacipë votojne si bagëti, që u hedhin dy lopata tagji në grazh dhe e përtypin e nuk hapin gojën. Ptu… turpi i këtij vendi me KM & deputetë rilindjeje!