Portieri Etrit Berisha është larguar nga grumbullimi i Kombëtares për arsye dëmtimi. Gardiani nuk do të jetë pjesë e grupit të futbollistëve për ndeshjen e nesërme, ndërkohë që vendin e tij te kuqezinjtë do ta marrë portieri i shpresave, Gentian Selmani.
Berisha nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Francës, teksa 30-vjeçari ka pasur problem në seancat stërvitore. Megjithatë, porta është në duar të sigurta me Tomas Strakoshën. Sakaq, kjo është e disata herë për Selmanin që grumbullohet me Kombëtaren A.
Ish-portieri i Laçit në Kategorinë Superiore, ishte i grumbulluar nga trajneri Alban Bushi për ndeshjen kualifikuese të shpresave ndaj Austrisë, megjithatë është përgjigjur prezent pas problemit të Berishës. Shqipëria luan në mbrëmjen e nesërmëe në orën 20:45 sfidën kualifikuese për Euro 2020, ndaj Islandës.