Një nga portretet ikonë të Marilyn Monroe të Andy Warhol- it mund të bëhet vepra e artit më e shtrenjtë e shekullit të 20-të që ka dalë ndonjëherë në ankand.
Shtëpia e ankandit në Britani e quajtur “Christie’s” njoftoi se do të shesë portretin e Marilyn Monroe të vitit 1964 të Andy Warhol, “Shot Sage Blue Marilyn” për afro 200 milionë dollarë.
“Shot Sage Blue Marilyn” , një nga dhjetëra imazhet që artisti i bëri Monroe në vitet 1960, do të dalë në shitje në Nju Jork këtë maj, njoftoi shtëpia e ankandeve.
“Marilyn i Andy Warhol është kulmi absolut i pop-it amerikan dhe premtimi i ëndrrës amerikane që përfshin optimizmin, brishtësinë, famën dhe ikonografinë të gjitha së bashku,” tha ai në një deklaratë.
Warhol fillimisht filloi të pikturonte Monroe pas vdekjes së saj, në gusht 1962.
Artisti i pikturave pop prodhoi katër vepra të ngjashme me “Shot Marilyns”, të gjitha të barabarta në madhësi me sfonde dhe ngjyra të ndryshme.
Portreti i “Shot Sage Blue Marilyn” portretizon aktoren me një fytyrë rozë, buzë rubin, flokë të verdhë, i gjithi i vendosur në një sfond blu.
Alex Rotter tha se portreti qëndron pranë “Birth of Venuse” të Sandro Botticelli-t, “Mona Lisa” së Leonardo Da Vinçit dhe “Les Demoiselles d’Avignon” të Pablo Picasso-s, duke u kategorizuar kështu si “një nga pikturat më të mëdha të të gjitha kohërave”.
Rekordi aktual i ankandit për një vepër të Warhol mbahet nga “Silver Car Crash (Double Disaster)” që u shit për më shumë se 105 milionë dollarë gati një dekadë më parë.
Disa nga imazhet e tij Marilyn kanë tërhequr gjithashtu një shumë të madhe në ankand vitet e fundit, me “White Marilyn” të vitit 1962 që u shit për 41 milionë dollarë në Nju Jork në 2014.